Një person është arrestuar në magjistralen Zhur-Dragash.
Policia thotë se i dyshuar ka penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, shkruan Opoja.net.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull k/shqiptar pasi i njëjti ka penguar zyrtarët policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, njofton PK-ja.
Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.