Opoja.net

Për 24 orë vidhen tri vetura në Kosovë

Tri vetura janë vjedhur gjatë 24-orëshit të fundit në qytet e ndryshme të Kosovës, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Viktima nga fshati Poqestë e Komunës së Pejës dje në orën 10:00 ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

146

Sa i lexoni lajmët në Portalin Opoja.net ?

Faleminderit për përgjigjen tuaj!

Rasti tjetër është raportuar vetëm pas një ore pra në orën 11:00 në rrugën “Aziz Abrashi” në Fushë Kosovë. Viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur automjetin e tij (kombi).

Por këto nuk janë rastet e vetme në Kosovë. Rasti i tretë i vjedhjes së veturës është raportuar po ashtu dje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë rreth orës 12:20.

Viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur i kanë vjedhur veturën e tij.

Ende nuk ka të arrestuar por, sipas policisë të tri rastet po hetohen. Edhe dje është raportuar për vjedhje të një veture në Fushë Kosovë, por Njësia Policore gjatë hetimeve të zhvilluara ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarin.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto