Opoja.net

Për gjysmë viti, në Komunën e Dragashit shpenzuan afër 14 mijë euro në telefon

Opoja
Për gjysmë viti, në Komunën e Dragashit shpenzuan afër 14 mijë euro në telefon

Sipas raportit mbi realizimin e buxhetit komunal në periudhën janar-qershor 2020, të përgatitur në muajin korrik të këtij viti nga Drejtorati për Ekonomi dhe Financa në Komunën e Dragashit, kjo komunë për periudhën e raportuar ka shpenzuar afër 14 mijë euro vetëm për shërbimet e telefonisë.

Në shpenzimet e raportuara në kategorinë ekonomike ‘mallra dhe shërbime’, thuhet se te shpenzimet sipas kodit ekonomik 13320 ‘shpenzimet tjera tel. Vala 900’ janë shpenzuar saktësisht 13,919.43 euro.

Shpenzimet e Komunës së Dragashit kapin shuma jo të vogla financiare edhe në kode të tjera ekonomike për kategorinë ‘mallra dhe shërbime’, siç janë shpenzimet për ushqim dhe pije, dreka zyrtare, material për zyrë etj./Opoja.net/

Ermal Bojaxhiu nga Plava, pjesë e Bundesligës gjermane

Fari Kolloni

MEKA shpërndan pako simbolike për nxënësit e Gjakovës

Opoja.net

Sot në Dragash tre të infektuar me Covid-19

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net