Përdoruesit e Instagram mund tu bashkohen grupeve të Messenger

Opoja.net Opoja.net Teknologji

Pasi lajmëroi vitin e kaluar komunikimin mes përdoruesve të Messenger dhe Instagram, rrjeti social Facebook solli ditën e sotme komunikimin në bisedat në grup mes përdoruesve të dy platformave, shkruan Portali Opoja.net.

Me funksionalitetin e ri përdoruesit mund të fillojnë një bisedë në grup me kontakte të Messenger dhe Instagram. Mund të dërgojnë anketa të Messenger në Instagram DM (Direct Message) apo të përdorin funksionalitetet e njëri tjetrit siç është Watch Together në Messenger dhe të shikojmë postimet Reels apo IGTV.

Për të përdorur Watch Together në Instagram duhet të filloni një video bisedë nga platforma dhe më pas të klikoni butonin e shpërndarjes dhe të zgjidhni opsionin “Watch Together.”

Janë shtuar edhe indikatorët që tregojnë nëse përdoruesit po shkruajnë pavarësisht nëse jeni në Messenger apo Instagram. Së fundi Facebook solli edhe tema të reja bisedash për Messenger dhe Instagram DM.

Funksionalitetet janë të disponueshme nga dita e sotme. /Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-