Sot u mbush një vit që kur është ndarë fizikisht nga ne mësimdhënësi shumë i rrespektuar Ridvan Kolloni.
Në përkujtimin e përvjetorit të parë të profesorit tonë të dashurë është mbajtur një tubim përkujtimorë në shkollën fillore “Ulina” në Kosavë, shkolla në të cilën profesori i ndjerë ishte mesimdhenës. Ky tubim është mbajtur në prani të prindeve, familjarëve, miqeve, shokëve, bashkëluftetarëve, nxënsëve dhe kolegeve të shkollës.
Në këtë rast kan folur shumë të pranishem, ku kanë përkujtuar profesorin ndërsa familjareve ju kanë shprehur dhimbjet.
Drejtori i shkollës Hysen Tytyri ka falënderuar të gjithë pjesmarrësit e këtij tubimi.
“Familjareve, miqeve dhe të afermve Zoti ua lehtësoft dhëmbjen, ndërsa të ndjerit Zoti e shpërbleft me xhenet” ka përfunduar Hysen Tytyri.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.