Përse e studiojmë jetën e Pejgamberit (a.s.)

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

Muhamedi (a.s.), që në ditën e parë të shpalljes si profet iu drejtua gjithë njerëzimit. Ai nuk ishte i ku- fizuar për një periudhë apo për një komb të veçantë. Ai nuk bënte asnjë dallim racor apo social në punën e tij për t’u komunikuar njerëzve të vërtetën. Në Islam, barazia absolute ndërmjet njerëzve dhe përgjegjësia individuale janë parime. 1. Termi “Profet i Zotit”, sipas vendit dhe kohës shpreh kuptime të ndryshme. Në këndvështrimin islam njeriu është qenia më e nderuar ndër gjithë krijesat e Allahut, kurse Pejgamberi (a.s.), njeriu më i nderuar dhe i përsosur ndër gjithë njerëzit. 2. Jeta e njeriut është si një monedhë me dy anë: një- ra është shpirtërorja, kurse ana tjetër materialja. Për të siguruar një ekulibër ndërmjet këtyre dy cilësive, njerëzit kanë nevojë për një shembull ideal. 3. Historia është dëshmitare e personaliteteve të pafundme që kanë lënë gjurmë në historinë e njerëzimit, si mbretër, dijetarë, filozofë etj. Megjithëse kanë kaluar katërmbëdhjetë shekuj nga vdekja e Pejgamberit (a.s.) dhe gjatë kësaj periudhe shkenca ka përparuar me hapa galopantë, duke ndryshuar rrënjësisht gjendjen dhe konceptet tona për jetën, përse e ndjejmë të nevojshme të studiojmë jetën e Muhamedit (a.s.)? 4. Për një mysliman përgjigjjia është shumë e lehtë, sepse një person që nuk ndjek rrugën e Muhamedit (a.s.), nuk mund të jetë mysliman. Por për një që nuk i di akoma detajet e jetës së Pejgamberit (a.s.), është i nevojshëm kujtimi i disa çështjeve: a. Mësimet e Pejgamberit (a.s.), janë shkruar nën kujdesin personal të Tij dhe janë ruajtur më së miri për brezat pasardhës. Muhamedi (a.s.), nuk u mjaftua vetëm me përçimin e mesazhit te populli i vet, por i urdhëroi sahabët të shkruanin dhe shumëfishonin Kuranin. Leximi i Kuranit gjatë adhurimit u bë obligim. Kjo bëri të domosdoshëm mësimin përmendsh të ajeteve. Shkrimi dhe memorizimi i Kuranit nga ana e besimtarë- ve vazhdoi pa ndërprerje deri në fund. Këto dy metoda, shkrimi dhe memorizimi ndihmuan njëra- tjetrën në transmetimin e shpalljes hyjnore, pa humbur asgjë nga veçoritë e saj. Teksti i Kuranit është më gjithëpërfshirës se Teurati dhe Inxhili së bashku. Prandaj të mos habitemi nga direktivat dhe këshillat e Kuranit për të gjitha fushat e jetës. b. Muhamedi (a.s.), nuk e konsideroi asnjëherë shpalljen si monopol të tij, përkundrazi, Ai ka theksuar faktin se para Tij janë dërguar pejgamberë të tjerë në popuj të ndryshëm, disa prej të cilëve janë të përmendur në Kuran, kurse shumë të tjerë nuk janë përmendur. Ai e ka përkufizuar veten mbartës të të njëjtit mesazh me pejgamberët para Tij. Pas vdekjes së Tij nuk do të kishte nevojë për pejgamber tjetër, sepse shpallja do të ruhej e paprekur nga deformimet dhe shtrembërimet që pësuan shpalljet para Tij. Dhe me të vërtetë, ne sot kemi në duar Kuranin dhe traditën profetike të pacenuar dhe me të njëjtën gjallëri si në kohën e Pejgamberit (a.s.). c. Muhamedi (a.s.), që në ditën e parë të shpalljes si profet iu drejtua gjithë njerëzimit. Ai nuk ishte i ku- fizuar për një periudhë apo për një komb të veçantë. Nuk bënte asnjë dallim racor apo social në punën e tij për t’u komunikuar njerëzve të vërtetën. Në Islam barazia absolute ndërmjet njerëzve dhe përgjegjësia individuale janë parime. d. Komunikimi i Tij synonte shumicën e njerëzve dhe fushën e interesit me njerëzit nuk e kufizoi në asnjë mënyrë. Sipas Kuranit, njeriu duhet të kërkojë më të mirën në këtë botë dhe në botën tjetër. e. Historia e njerëzimit ka njohur edhe figura të tjera të famshme me ndikim në histori, por të gjithë janë vlerësuar për kontributin e dhënë në fusha të cakturara. Muhamedi (a.s.), është i vetmi që i ka mbledhur të gjitha cilësitë dalluese në personalitetin e Tij. Merita e Tij nuk qëndron thjesht në formulimin teorik, por edhe në shndërrimin e teorisë në praktikë. f. Muhamedi (a.s.), me një profil reformisti, arriti që në një kohë të shkurtër ta shndërronte një mjedis në gjendje kaosi në promotor të përparimit dhe zhvillimit botëror. Në një kohë relativisht të shkurtër arriti të themelonte një shtet nga hiçi dhe të zgjeronte kufijtë në gjithë Gadishullin Arabik, për të vazhduar më tej përhapjen e kufijve të shtetit islam nga Spanja në Kinë nga ndjekësit e Tij. Në luftërat që ka drejtuar vetë, humbjet njerëzore në të dy anët ishin minimale, pa i kaluar disa qindra. Ai drejtonte zemrat e njerëzve dhe pas një pune ngulmuese arriti që në haxhin e lamtumirës t’u ligjëronte 150.000 mijë vetave besimtarë. g. Muhamedi (a.s.), megjithëse ishte pejgamber, nuk e përjashtoi veten nga përgjegjësitë fetare, përkundrazi, Ai falte namaz, agjëronte, jepte lëmoshë më shumë se të tjerët. Siç do ta shikojmë më vonë, Ai ishte i drejtë dhe i mëshirshëm në kohë lufte dhe kohë paqeje edhe me armiqtë e Tij. h. Gjatë jetës së Tij u interesua për të gjitha dimensionet e jetës së njeriut, duke lënë edhe shembullin e tij të përsosur, si në jetën materiale, shpirtërore, ekonomike dhe politike. 5. Prandaj, para se të jepen konkluzione për Të, duhet studiuar jeta e Tij 6. Jeta e personaliteteve është ndërtuar mbi bazën e burimeve të ndryshme. Në dokumentet e shkruara, për disa gjejmë informacion të mjaftueshëm, kurse për disa të tjerë nuk gjendet informacioni i duhur. 7. Nga ana tjetër, bie në sy dallimi i theksuar i jetës së të Dërguarit të Allahut në krahasim me personalitete në fusha të ndryshme, si filozofi, politikë, jurisprudencë, letërsi etj. Në jetën e Tij rastisen gjendje dhe ngjarje që nuk janë të mundura për njerëz të tjerë, si mrekullitë, etj. Për një kërkim objektiv dhe të paanshëm, për ata që dëshirojnë të shkruajnë jetën e Tij, së pari duhet të jenë të sinqertë dhe të kenë një përgatitje të thellë për temën në fjalë. Për të vlerësuar siç duhet meritat e Tij në historinë e njerëzimit, duhet studiuar historia e shkuar e atij vendi; për të kuptuar ngjarjet dhe ndryshimet që solli Muhamedi (a.s.), në historinë botërore, duhet studiuar historia ndërkombëtare e kohës; për të kuptuar rolin e sahabëve në ngritjen e kulturës dhe qytetërimit, duhet sociologjia; për të kuptuar vlerën e jashtëzakonshme të Kuranit, duhet letërsia; për të kuptuar cilësitë ushtarake të Muhamedit (a.s.), duhet studiuar shkenca ushtarake; për të kuptuar shkaqet e konvertimeve dhe ndryshimeve në shoqërinë islame, duhet studiuar psikologjia. 8. Për periudhën kur ka jetuar Muhamedi (a.s.), ka burime dhe materiale të bollshme. Së pari, është shpallja e shkruar sa ishte Ai vetë gjallë. Pastaj është hadithi: çdo fjalë, veprim dhe miratim i Pejgamberit (a.s.), i koleksionuar. Pa harruar trashëgiminë e pasur gojore, ku me qindra mijëra besimtarë u kanë transmetuar diçka nga jeta e Pejgamberit (a.s.), brezave pasardhës. 9. Krahas Kuranit dhe hadithit, ekziston edhe një burim tjetër shumë i rëndësishëm informacioni, siç është poezia arabe e asaj periudhe. Një fjalë e urtë arabe thotë: “Poezia është arkivi i arabëve.” 10. Në Mekë dhe Medinë ka me mijëra shkrime për periudhën e Pejgamberit (a.s.), që sapo kanë filluar të studiohen. 11. Myslimanët filluan të shkruanin jetën e Pejgamberit (a.s.), që herët në kohën e sahabëve. Fillimisht trajtoheshin luftërat dhe më vonë dolën punime më të gjera. Punimet e shekullit të parë hixhri nuk kanë humbur të gjitha, por punimet mbi jetën e Pejgamberit (a.s.), pothuajse kanë humbur. Punimi më i vjetër mbi jetën e Pejgamberit (a.s.), që ndodhet në bibliotekën e Marokut, me autor Ibn Is’hakun, daton në vitin 151 hixhri. Punime të plota, që kanë arritur deri sot, janë el-Megazi, me autor El-Vakidin, që ndodhet në muzeun britanik dhe er-Ridde, që ndodhet në Indi. Për koleksionimin e shkrimeve të Ibn Is’hakut i jemi mirënjohës Ibn Hishamit (210 h). 12. Ibn Kelbi (204,h) dhe nxënësi i tij el-Belazuri (276 h) kanë sjellë deri tek ne vepra voluminoze mbi periudhën e hershme islame.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-