Opoja.net

Përsëri hudhen mbeturina organike në deponinë e Zhurit (Foto)

Në Deponinë e mbeturinave të ngurta në Zhur, edhe gjatë stinës së dimrit po vijon dukuria tejet shqetësuese e hudhjes së eshtrave të kafshëveqë kundërmojnë rëndë nga njerëz të pandërgjegjshëm.

Këtë dukuri ne e kemi trajtuar vazhdimisht, por nuk është parë vullnet në radhë të parë nga komuna e Prizrenit që të intervenohet për të zgjidhur këtë problem . Gjendja më e rëndë paraqitet gjatë stinëve më të ngrohta, pasi që nga kundërmimi lëvizja në rrugën magjistrale Prizren- Dragash , është neveritëse.

Komuna e Prizrenit pati paralajmëruar formimin e një komisioni për të marrë masa në eleminimin e kësaj dukurie, por një gjë e tillë ka qenë vetëm sa për të thënë diçka për medie. Mos të harrojmë se hudhja, transportimi dhe depozitimi i mbeturinave që mund të shkaktojnë dëm substancial material të cilësisë së tokës, ujit dhe ajrit neni 348 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Nr. 04/L- 082, paraqet vepër penale për ndotje ose degradim të ajrit, ujit apo tokës nga neni 346.

Kësilloj pamje si në këto fotografi janë të zakonshme tashmë në këtë Deponi, dhe zakonisht aty hudhen eshtra të kafshëve nga thertore të ndryshme të Prizrenit, dhe se me këtë çështje askush nga organet kompetente nuk po merret.

Rrahje në Dragash, bëhet për spital një person

Opoja.net

Komuna e Dragashit lëshon tre oborre të shkollave për shërbime të mërgimtarëve

Opoja.net

Urimi i kryetarit Shaban Shabani me rastin e Festës së Kurban Bajramit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net