Pas një anulimi të mëparshëm që ka ndodhur me konkursin për profesor të Edukatës Fizike, Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit njofton se tashmë është bërë përzgjedhja e kandidatit fitues për këtë pozitë, shkruan Opoja Sot.
Sipas listës së ngushtë me aplikantët të cilit kanë konkurruar në konkursin e rishpallur me 15.03.2018 për vendin e punës, Profesor i Edukatëa Fizike, në SHML ‘Ruzhdi Berisha’ në Dragash, kandidatët e intervistuar më datë 28.03.2018, janë vlerësuar më këto pikë:
Flamur Nebiu, 63 pikë
Arsim Bojaxhiu, 54 pikë
Argjent Myrtezani, 50 pikë
Bazuar në pikët e fituara nga Komisioni për intervistë, kandidati Flamur Nebiu është pranuar në marrëdhënie pune dhe fillon punën me datë 03.04.2018.