Nevojitët:
½ kg
|
Miell
|
300 ml
|
Ujë
|
Kripë
|
|
1
|
Kungull (i grirë)
|
1
|
Lugë e madhe sheqer
|
½
|
Lugë e madhe kripë
|
100 ml
|
Vaj
|
Përgaditja:
Miellin e vendosim në tavolinën e punës. Ia hapim një vrimë në mes, në të cilën e shtojmë ujin e përzier me kripë. E përziejmë deri sa të kemi fituar një masë të fortë brumi. E ngjeshim për 10 minuta. Pasi të kemi fituar brumin e dëshiruar, e mbulojmë më një pecetë të pastër dhe e lëmë të rrijë për rreth 30 minuta.
Kungullin e grirë e vendosim për kavërdisje në një tigan të thellë. Ia shtojmë sheqerin dhe kripën dhe e përziejmë vazhdimisht, derisa masa e kungullit të përgjysmohet.
E lëshojmë furrën në 180 gradë C.
Marrim një tepsi të rrumbullakët, dhe e lyejmë me vaj. Brumin e ndajmë në 12-15 kuleq të vegjël. Kuleqët i shtrijmë një nga një në tavolinën e spërkatur me miell. Secilën petë e mbushim me spinaq dhe e bejmë rrotë. Fillojmë duke i paluar në tepsi nga mesi, duke krijuar spirale. Veprojmë kështu deri sa të mbushet tepsia.
E pjekim për rreth 40 minuta apo sa të ketë marrë ngjyrë të artë.