PLAGOSJE NË PRISHTINË – POLICIA JEP DETAJE

Opoja.net Opoja.net Lajme

Sot rreth orës 16:00 në Prishtinë thuhet se një person është plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar policor, rasti ka ndodhur te Pallati i Rinisë në kryeqytet.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai për Insajderin ka deklaruar ekipet mjekësore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe me ekipet e forenzikës, po kryejnë procedurat e nevojshme.

“Te një lokal i Pallatit të Rinisë dyshohet se një person është plagosur. Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipet e forenzikës dhe hetuesia e Policisë së Kosovës, po kryejnë procedurat e nevojshme hetimore dhe të vendit të ngjarjes për të sqaruar rrethanat lidhur me incidentin”, ka thënë Hoxha për Insajderin.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se pas raportimeve shtesë, policia do të bëjë të ditura detajet tjera lidhur me rastin.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-