Plaku i nderuar dhe udhëtarët e trenit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

A e keni dëgjuar historinë e një plaku të nderuar dhe udhëtarëve të trenit??

Atëherë lexojeni tani, sa e dobishme është ajo!! Sa kuptimdhënëse është ajo!! Sa e veçantë është ajo për secilin prej nesh!! Unë, ti, ai, ajo e kemi jetuar këtë në çdo moment..!!

Ka ndodhur kjo histori në një tren…

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#4d4d4d” background=””]N[/miptheme_dropcap]ë atë ditë ranë sirenat e trenit duke lajmëruar për nisjen e tij.. të gjithë udhëtarët hipën në tren. Një plak i nderuar erdhi pak me vonesë, por për shansin e tij të mirë treni nuk i iku… U ngjit ky i moshuar në tren, ku gjeti të gjitha dhomat e zëna..
Shkoi në dhomën e parë..
Gjeti disa fëmijë të vegjël duke lozur e duke qeshur me njëri-tjetrin…mbasi i përshëndeti u ul pranë tyre.. fëmijët e lanë lojën duke shikuar këtë fytyrë të ndritshme, e ato thinja të cilat tregonin moshën e thyer të tij.. Mirë se erdhe o xhaxha u gëzuam shumë për takimin tënd..- i thanë fëmijët. i pyeti nëse e lejonin që të ulej pranë tyre apo jo??.. U përgjigjën duke thënë: persona të tillë si ti i mbajmë lart e përmbi kokë…por!!! Porse ne jemi fëmijë në lule të rinisë, lozim e bredhim me njëri tjetrin prandaj po kemi frikë se nuk gjen rehati me ne, e të bezdisim.. Gjithashtu ndodhja jote në mes nesh na bën që të mos lozim sikur duam. Shko tek dhoma tjetër mbas kësaj dhome, e sigurisht atje të gjithë kanë dëshirë të takojnë ty…
U nis i moshuari për tek dhoma tjetër..
Gjeti aty tre djem të cilët dukeshin studentë gjimnazi.. në dorë kanë makina llogaritëse e trekëndësha vizatimi.. duken shumë të zënë në zgjidhjen e problemave e në bisedën e teorive të fizikës. i përshëndeti…. Ah sikur ti kishit parë se sa u gëzuan sapo e panë këtë plak të moshuar.. e pritën shumë mirë e i treguan se sa të gëzuar ishin me takimin me të…Mirë se erdhe o xhaxha-I thanë… i pyeti nëse mundej që të ulej me ta apo jo..!!! u përgjigjën: Kemi nderin që ti të ulesh me ne në dhomën tonë por!!! Por siç e shikon ne jemi shumë të zënë në mësimet tona, e nganjëherë pa dashje e ngrejmë zërin..prandaj ne kemi frikë se mos të bezdisim e nuk rehatohesh me ne…gjithashtu ndodhja jote mes nesh na bën që të ndjehemi jo të lirë në shfrytëzimin e këtij rasti në të cilin pregatitemi për provimet e fundit të vitit…shko për në dhomën tjetër se me këtë fytyrë të ndritshme çdokush do të dëshironte të ulej me ty…eh..çështja ime i takon All-llahut…u ngrit e u nis plaku i nderuar për në dhomën tjetër..
Aty gjeti një të ri me nusen e tij, dukeshin se ishin në muajin e mjaltit…fjalë romantike…të qeshura…ndjenja të mbushura me ngrohtësi e dashuri… i përshëndeti. Menjëherë sapo e panë fytyrat iu ndriçuan nga gëzimi…Mirë se vjen o njeri i nderuar…Mirë se vjen o ballëndritur.. i pyeti nëse mundej që të ulej me ta në dhomën e tyre???
Iu përgjigjën- me njeri si ti, do të ishte nder për ne që të uleshim pranë tij por!!! .. Por siç e shikon ne sapo jemi martuar e tani jemi ne muajin e mjaltit…ambienti këtu plot romancë…ambient rinor… kemi frikë se nuk rehatohesh me ne…në të njëtën kohë edhe ne nuk do të mundemi të flasim lirisht ne prezencën tënde. Padyshim se në dhomat e tjera shumë prej njerëzve do të dëshironin të të kishin pranë.
Shkoi drejt dhomës tjetër… Aty gjeti dy persona afër të dyzetave…të cilët mbanin në duar harta tokash e projektesh. Shkëmbenin mendimet e tyre për zgjerimin e bisnesit në të ardhmen. Vlera e valutës dhe llogaritë e ndarjes.. i përshëndeti me selam…u gëzuan në pamjen e tij…ve alejke selam ve rahmetullahi ve berekatuhu o plak i nderuar… Mirë se erdhe o dijetar i mirë.. i pyeti nëse do ta lejonin që të ulej me ta??? i thanë atij: ne kemi nderin më të madh që në dhomën tonë të na shoqërojë një person i tillë si ti…jo vetëm kaq, porse ne jemi me të vërtetë me shans që të shikojmë këtë fytyrë të ndritshme..porse!!!!
“o sa fjalë e rëndë i fshin gjithçka u tha më lart”
..sic e shikon ne sapo kemi filluar tregtinë tonë, e mendja jonë është shumë e zënë me pasurinë dhe tregtinë, e mënyrat se si të realizojmë ato projekte që ëndërrojmë. Pra biseda jonë është vetëm rreth tregtisë dhe pasurisë.. kemi frikë se të mërzisim apo ndoshta nuk gjen rehati me ne.. Shko tek dhoma tjetër e aty padyshim të gjithë udhëtarët kanë dëshirë me ndjetë me ty…
E kështu arriti dijetari në dhomën e fundit.. Gjeti aty një familje e përbërë nga babai, nëna dhe fëmijët.. nuk kishte në dhomë asnjë vend ku të ulej…U tha: Es-selamu alejkum ve rahmetullahi ve berekatuhu. Ia kthyen selamin duke e mirëpritur me thënien…Mirë se erdhe o plak i nderuar. Para se të kërkonte prej tyre nëse e lejonin që të ulej me ta në dhomën e tyre..kërkuan prej tij që ti shoqëronte në dhomën e tyre… Muhamed ulu ti afër vëllait tënd Ahmedit…largoni këto canta nga rruga…hajde o Abdull-llah ulu në prehër të nënës tënde…bëni vend për të… E falënderoj All-llahun plaku i nderuar e u ul më në fund në një karrike mbas gjithë kësaj lodhje duke kërkuar vend në tren.
Ndaloi treni në një nga stacionet e tij. U ngjit në të shitësi i ushqimeve të gatshme…I thirri atij plaku i nderuar e kërkoi prej tij që ti jepte të gjithë pjesëtarëve të familjes e cila lejoi që të ulej me ta cka dëshironin e për vete kërkoi një sandviç me djath… e morën vesh këtë që ndodhi udhëtarët e trenit të cilët do të kishin shumë dëshirë që një gjë e tillë të kishte qenë nasibi i tyre duke thënë: deshi që të ulej me ne por……..
Mbas pak u ngjit shitësi i pijeve, ku kërkoi prej tij plaku i nderuar që tu jepte pjesëtarëve të familjes çka donin të pinin nën llogari të tij, e për vete mori pije portokalli.. O All-llah, shikimet e njerëzve filluan të drejtoheshin drejt tyre… filluan të pendohen për atë cka kaloi duke thënë…Ah ai deshi të ulej me ne por….
Mbas pak u ngjit në tren shitësi i revistave e i gazetave ku kërkoi prej tij plaku i nderuar revistën “lulet e shpresës së këtij umeti”..për nënën……revistën “ji thirrës në rrugë të All-llahut” për babain… revistën “njohja e akides” për fëmijët…e kërkoi për vete revistën “Umeti Islam”…gjithashtu edhe këto në llogari të tij…akoma vështrimet e njerëzve vazhdojnë ti ndjekin cka po ndodh…të gjitha këto e akoma nuk ishte kjo pendimi i tyre i madh për çka kaloi…
Ndaloi treni në qytet….. u cuditën udhëtarët nga gjithë ajo mburojë ushtarake, festë e lule të cilat kishin zbukuruar stacionin. Pas pak u ngjit në tren një polic me grada të larta…e kërkoi prej udhëtarëve të qëndrojë secili në vendin e tij pa zbritur para se të zbriste mysafiri i mbretit nga treni…sepse mbreti vetë ka ardhë në pritje të tij …nuk ishte mysafiri i mbretit askush tjetër përveç atij plaku të nderuar. Porse ai refuzoi të zbriste, vetëm atëherë kur ta lejonin të zbriste me familjen e cila e priti aq mirë e i bëri vend te ulej me ta…prandaj kërkoj prej mbretit tu japë çka duan.. pranoi mbreti e i mori në kështjellën e tij për tre ditë ku u kënaqën nga dhuratat e ushqimet aq të mira të tij, e gjithashtu edhe nga pamjet e bukura të kështjellës e nga kopshtet lulëzuese….
Në këtë moment u penduan udhëtarët shumë..ky ishte pendimi më i madh i tyre…porse ky pendim nuk u vlejti atyre tani..
E tani mbas u kënaqëm së bashku në leximin e kësaj historie u bëj një pyetje???
Kush është ai plaku i nderuar?
Përse thashë në fillim: sa e vecantë është ajo për secilin prej nesh!! Unë, ti, ai e ajo e kemi jetuar këtë në çdo moment..??
Unë e di se të gjithë ju e kuptuat… e morët vesh se ç’kisha për qëllim me tregimin e kësaj historie….
Pra “plaku i nderuar” ishte feja….
Iblisi, i mallkuar qoftë, deri në Ditën e Gjykimit i bën për mbyt njerëzit në çështjet e dunjasë.
Shejtani e din shumë mirë se nëse do tu thonte njerëzve se feja është e keqe e nuk është e përshtatshme për ju, asnjë nuk do ti përgjigjej apo vetëm një pakice, por ai i vjen njerëzve duke u thënë se: feja është shumë e bukur por fëmijët duhen të marrin nasibin e tyre nga dunjaja…haram është ti lidhim qysh tani….kur të rriten edhe pak do tua mësojmë fenë e do ti zbatojnë rregullat e saj….
Ku ka më e bukur se feja por….tani janë akoma studenta e kanë shumë mësime, kur të mbarojnë provimet e studimet do ta mësojnë fenë….
Apo akoma jemi në muajin e mjaltit….feja është diçka e shkëlqyer por nesër do ta zbatojmë atë.
Jemi akoma duke forcuar veten ekonomikisht e nuk kam kohë, sapo të qëndroj pak në këmbë në tregëtinë time do të filloj të mësoj për fe e do të jem zbatues i rregullt i saj.
E ne nuk e dimë se e nesërmja do të vijë e do të jemi gjallë apo do të jemi poshtë tokës…..!!!
Keqardhja e nesërme do të jetë e padobishme…të gjithë besojmë në urtinë e fjalës së urtë se “Punën e sotme mos e lë për nesër” por fatkeqësisht ne nuk e zbatojmë atë çka besojmë në jetën tonë të përditshme….prandaj gjithmonë jemi të pasuksesshëm për ndërtimin e të ardhmes në dunja…e ahiret.
Vitet kalojnë e ne akoma themi …nesër do ta bëj… do ta bëj por mbasi të lirohem nga kjo…..jam akoma i vogël kur të rritem do të bëj….mbasi të martohem do të jem zbatues i fesë….mbasi të gjej punë….mbasi….mbasi…….mbasi ….e mbasitë nuk mbarohen.

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-