Në prill të vitit 2020, “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit duhej të zhvillohej në “Camp Nou”, por u anulua shkaku i COVID-19.
Ndonëse tifozët ishin të zhgënjyer, rezultoi se ky vendim i ka shpëtuar jetën shumë tifozëve, por edhe futbollistëve, transmeton Demokracia.com.
Policia spanjolle kishte arrestuar një shtetas maroken me dyshimin se kishte planifikuar një sulm terrorist gjatë ndeshjes.
Ai donte ta aktivizonte ekspolozivët që do t’i sillte me dron.
Tani, marokeni i paidentifikuar është dënuar me tre vjet burg.
Ai ishte pjesë e ISIS-it dhe donte ta bënte këtë krim terrorist në këtë ndeshje./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.