Një person është arrestuar në autostradën “Ibrahim Rugova”, pasi që është kapur nga Policia e Kosovës duke kontrabanduar emigrantë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, duke njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Autostrada Ibrahim Rugova 15.09.2022 – 22:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se nga njësiti policor është zënë duke i marrë me automjet disa refugjat Sirian. Gjatë kontrollit në trupin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël e substancave narkotike Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.