Poeti Demir Reshiti fiton edhe një çmim!

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Krijuesit letrarë nga Opoja vazhdojnë të vlerësohen me çmime. Kësaj radhe është poeti Demir Reshiti nga Bresana i cili në një konkurrencë prej më shumë se 80 poetëve nga të gjitha trojet shqiptare, u vlerësua me Çmimin e Tretë. Bëhet fjalë për konkursin tradicional letrar të organizuar nga Biblioteka Ndërkomunale e Prizrenit, e cila të hënën më 27 nëntor 2017 organizoi ceremoninë e shpalljes së më të mirëve!

Njoftimin për këtë çmim e ka bërë vetë poeti Demir Reshiti në kohështrirjen e tij në facebook, duke e vlerësuar këtë si një nga çmimet më të veçanta që ka marrë në karrierën e tij. Demiri i cili për dy vite me radhë nga lexuesit e portalit opoja.net është shpallur poeti më i mirë në komunën e Sharrit, me këtë rast ua ka uruar të gjithë miqve të tij 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit.

Në vazhdim po e publikojmë të plotë postimin e tij në facebook:

“Në konkursin letrar tradicional të organizuar nga Biblioteka e Prizrenit, poezia ime e titulluar “Kur shuhet poeti”, u vlerësua me Çmimin e tretë! Sipas organizatorit, mbi 80 krijues nga e mbarë gjeografia poetike shqiptare kishin marrë pjesë në këtë Konkurs…
Ky çmim për mua është i një rëndësie të veçantë nga se më ndahet në një ditë të veçantë, në pragfestën më të rëndësishme kombëtare, ditën e Flamurit. E veçanta tjetër është se poezia e vlerësuar i kushtohet poetit të ndjerë Abdullah Thaçi, njërit nga krijuesit më produktiv që ka njohur letërsia për fëmijë!
Po ndaj me ju të nderuar miq emocionet e këtij vlerësimi që më është bërë dhe me këtë edhe ua uroj të gjithëve 28 Nëntorin, ditën e flamurit tonë kombëtar!”

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-