“Mos lejoni që dasma juaj të rrezikojë pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thotë Policia e Kosovës derisa ka sqaruar disa prej rekomandimeve për siguri.
“Mos i hapni dyert e automjetit; mos dilni me pjesë të trupit jashtë mjetit; mos u ulni në dritare, mos kërceni; mos u ndalni dhe mos vallëzoni në rrugë; mos përdorni mjete audioincizuese nga dritaret e automjetit”, këshillon Policia e Kosovës.
Tutje bëhet e ditur se do të ketë edhe dënime për sjelljet e tilla, shoferi i mjetit do të dënohet me 150 euro dhe do marrë pikë negative, ndërkohë pasagjerët do të dënohen me nga 100 euro.

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

