Policia iu shpëton jetën dy banorëve në Zhur

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika

Policia në Prizren ka shpëtuar dy banorë të fshatit Zhur, pasi ishin rrokullisur me traktor në pyll.

Komandanti i Stacionit të Policisë për Mbikëqyrje në Vërmicë, Shaban Osmanollaj, gjatë mbledhjes së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, tha se dy banorë të fshatit Zhur kishin vajtur për të prerë dru në pyll, ishin rrokullisur me traktor, me ç’rast nga lëndimet e marra ata nuk kishin mundur që të shpëtonin jetët e tyre, pa intervenimin e disa policëve nga Stacioni i Vërmicës.

Sipas tij, policët kishin kryer një akt heroik me ç’rast ata tashmë janë propozuar për medalje, ku nderohen zyrtarët policorë, të cilët dallohen me veprat e tyre të heroizmit dhe trimërisë, që i tejkalojnë standardet normale të kryerjes së detyrës me një shërbim shembullor dhe të jashtëzakonshëm në kuadër të Policisë së Kosovës.

Osmanollaj shprehu pakënaqësitë e tij lidhur me nivelin e bashkëpunimit me përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve si dhe drejtorëve të shkollave, për të pasur më shumë siguri .

Ai tha se shqetësim tjetër për policinë, është edhe dukuria e vjedhjeve të imëta që sipas tyre kryhen nga anëtarë të familjeve ku ndodh kjo vepër penale. /Tv Prizreni

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-