Pranverë e begatshme për fermerët e Komunës së Dragashit!

Opoja.net Opoja.net Opoja

Bujqësia, ndër sektorët kyq për Komunën e Dragashit, mbështetet fuqishëm nga Projekti InTerDev 2, i financuar nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe realizuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Dragashit.
Që nga viti 2014, ky projekt ka mbështetur një numër të konsiderueshëm fermerësh në zgjerimin dhe përmirësimin e veprimtarisë së tyre në sektorët e bagëtisë, pemtarisë së imët, bletarisë etj.
Në këtë pranverë nga projekti InTerDev 2, u mbështetën 65 fermerë ekzistues dhe fillestar të mjedrës me pako të kultivimit të mjedrës në 10 ari, gjegjësisht me fidane si dhe pajisje përcjellëse për plantacionet e tyre. Ky interevnim mundëson rritjen e sipërfaqes së mbjellur me mjedër me 6.5 hektar shtesë si dhe krijon mundësi angazhimi dhe gjenerimi të të ardhurave për 65 familje në fshatrat e Komunës së Dragashit.
Krahas kësaj veprmitarie relativisht të re për vendin, projekti InTerDev 2 gjithashtu ka mbështetur edhe fermerët e lopëve, ku janë targetuar 21 fermerë me nga 3 ose 4 lopë qumështore, të cilët janë furnizuar me nga një mështjerrë të mbarësuar, duke synuar kështu formalizimin e këtyre fermerëve për tu bërë pjesë e skemës së subvencionimit nga Ministria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.
Përmes aktiviteteve të ngjashme, projekti InTerDev 2 dhe Komuna e Dragashit po adresojnë në vazhdimësi sfidat në këtë sektor të rëndësishëm për zhvilllimin e vendit si dhe gjenerimin e të ardhurave për familjet në nevojë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-