Premtimi i çuditshëm i Vetëvendosjes në Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Nëse Lëvizja Vetëvendosje qeverisë me komunën e Sharrit (Dragash) uji zyrtar i komunës në pritjen e delegacioneve do të jetë “Tana ion” një prodhues lokal që e prodhon këtë produkt.

Ky është premtimi që ka bërë kjo parti në këtë komunë, edhe pse ligjërisht çdo qeveri lokale apo qendrore duhet të respektojë konkurrencën e lirë dhe jo të favorizojë kompani të caktuara.

“Me këtë veprim synojmë që të senzibilizohet opinioni në lidhje me rendësinë e konsumimit të produkteve vendore, dhe të fuqizohet edhe më shumë fushata “Duaje Tënden” aktivitet ky i cili organizohet nga aktivistet tanë”, thuhet në një njoftim të degës së këtij subjekti në faqen e saj në Facebook.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-