Presidenca: Disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës po i menaxhojnë barrikadat në veri

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Blerim Vela, shefi i stafit në kabinetin e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës.

Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se, disa ish-oficerë të Policisë së Kosovës që dhanë dorëheqjen në nëntor të këtij viti, po menaxhojnë barrikadat, shkruan lami.net.

Vela ka thënë edhe se, përveç ish-oficerëve të PK-së, janë edhe anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita”, të cilët po menaxhojnë barrikadat.

Tutje, ai është shprehur se Beogradi mban përgjegjësitë e plotë për çdo përshkallëzim.

“Serbia ka udhëzuar strukturat e saj ilegale që të vendosin barrikada në veri të Kosovës. Anëtarët e të ashtuquajturës “Civilna Zastita” dhe disa ish-oficerë të PK-së që dhanë dorëheqjen në nëntor 2022, po menaxhojnë barrikadat. Beogradi mban përgjegjësitë e plota për çdo përshkallëzim”, ka thënë Vela.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-