Presidentja Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës

Opoja.net Opoja.net Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në mbështetje të Policisë së Kosovës, e cila po përballet me agresorët serbë që janë ngujuar në Manastirin e Banjskës.

Presidentja ka thënë se sot të gjithë jemi krah policisë së Kosovës, ndërsa ka falënderuar Policinë për aksionin dhe qëndresën.

Postimi i plotë:

Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.

Të gjithë bashkë me një mesazh:

Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!

Faleminderit heronjve tanë në uniformë!

Kosova është e përjetshme! 🇽🇰

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-