Me konfirmimin se tifozët e Slavia Prahës do të jenë prezentë në Prishtinë për ndeshjen kundër Ballkanit, tifozët e kampionëve të Kosovës, “Xhebrailat” kanë bërë një thirrje në faqen zyrtare.
Ata kanë bërë thirrje te qytetarët e Suharekës që masivisht të jenë në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri” duke e përkrahur Ballkanin në ndeshjen ndaj ekipit çek, shkruan Demokracia.com.
Tifozët e Slavia Prahës të njohur ndryshe si “Tribuna Sever” pritet të jenë prezent në stadium në një numër mbi 500 persona.
Njoftimi i plotë i “Xhebrailave”:
Krejt SUHAREKA nKAM!
Ma shumë se kurrë, më shumë se asnjëhere thirrje për përkrahje!
Rreth 600 çek kan paralajmruar udhëtim, e juve ju mbetet krejt nKAM me nejt në përkrahje të djemve.
Për njoftimin e udhëtimit do njoftoheni me kohë!
HAJDE BALLKAN./Demokracia.com/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.