Amerikani Erving Walker, 32 vjeçar, i cili luan në pozitën 1, është transferi më i ri në skuadrën së Sigal Prishtinës.
Walker ka një karrierë të bujshme me skuadra të njohura si Zielona Gora (Poloni ), Chalon, Dijon dhe Strasbourg (Francë ), Demir İBB dhe Pınar Karşıyaka (Turqi ).
“Me skuadrat e lartcekura Ëalker ka luajtur në Euroligë, Eurocup, FIBA Champions League dhe Europe Cup. Në të gjitha ekipet ku ka luajtur ka pasur paraqitje mbreslënëse, ku veçohen sezonet me skuadrat franceze Strasbourg dhe Dijon. Në sezonin 2018/19 ishte pjesë e Pınar Karşiyakas në Superligën Turke dhe FIBA Europe Cup ku për 44 ndeshje luajti me mesatare prej 12.1 pikë, 3.1 asiste për ndeshje. Kurse në sezonin 2020/21 u transferua tek Trepça, ku ka luajtur me 19.3 pikë dhe 5 asiste për ndeshje por i cili u lëndua rëndë dhe humbi sezonin.
WELCOME TO THE HOME OF CHAMPIONS, ERVING ”, ka shkruar KB Prishtina në Facebook. /Demokracia.com
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.