Mërgimtarët po presin deri në pesë orë për të dalë nga Kosova në pikë-kalimin kufitar në Merdarë.
Siç bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Emergjent në përditësimin e orës 06:33 pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare shkojnë deri në pesë orë, ndërkaq për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona.
Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitare Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, por jo sikurse në Merdarë.
Te Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 20 deri në 30 minuta, ndërkaq në Muçibabë deri në 15 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona dhe pritje të gjata.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.