Një person ka njoftuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga babai i tij.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:25, në Prizren.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur dhe është në kërkim policor.
Nuk raportohet për të lënduar.
Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet. /PrizrenPress.com/