Prizren, familjarët dorëzojnë 19 vjeçarin që ishte në kërkim nga Policia

Opoja.net Opoja.net Kronika

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 19 vjeçar në Prizren, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia bën të ditur se familjarët e të dyshuarit kanë informuar se ai është në shtëpi dhe se do ta dorëzojnë në polici, transmeton Telegrafi.

I dyshuari është dërguar në burg ku do ta vuajë dënimin për 1 vit e 15 ditë.

“Më datë 12/06/2023 rreth orës 00:15, është arrestuar i dyshuari Sh/K i cili kishte qenë në kërkim policor për veprën vjedhje e rëndë. I kërkuari E. A. 19 vjeç nga Prizreni ka qenë në kërkim policor në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren. Më datën dhe kohën e lartshënuar familjarët kanë informuar se i kërkuari është në shtëpi dhe se do ta dorëzojnë në polici. Patrullat policore nga Njësiti Reagues Kujdestar është përgjigjur thirrjes dhe e kanë arrestuar personin e kërkuar, i cili fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren, më pas i njëjti dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për kontroll mjekësor”, ka njoftuar Policia.

Tutje, në njoftim thuhet se, pasi që janë përfunduar proceduarat ligjore i arrestuari është dërguar në burgun e Prishtinës në vuajtje të dënimit me burg efektiv. /OPOJAnet/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-