Prizreni bëhet me atraksion të ri turistik, nis ndërtimi i zip-line pranë Kalasë

Një atraksion i ri turistik po merr formë në qytetin e Prizrenit. Pranë Kalasë historike ka nisur ndërtimi i një zip-line, i cili do t’u ofrojë vizitorëve një eksperiencë unike të “fluturimit me kabllo” mbi luginën pitoreske.

Një atraksion i ri turistik po merr formë në qytetin e Prizrenit. Pranë Kalasë historike ka nisur ndërtimi i një zip-line, i cili do t’u ofrojë vizitorëve një eksperiencë unike të “fluturimit me kabllo” mbi luginën pitoreske.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Ky investim pritet të pasurojë ofertën turistike të qytetit dhe të tërheqë edhe më shumë vizitorë vendas dhe të huaj.

Investitori i këtij projekti ambicioz është mërgimtari nga Prizreni, Valon Elshani, i cili ka jetuar dhe punuar për shumë vite në Gjermani. Aktualisht, ndërtimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e ekspertit holandez Paul de Gast, pronar i kompanisë së specializuar “Ropes Course Solutions”. De Gast është një figurë e njohur në këtë fushë dhe trup i certifikuar për inspektime dhe trajnime nga Shoqata Evropiane përkatëse (European Ropes Course Association).

Paul de Gast ka zbuluar për Telegrafin detaje interesante rreth këtij projekti. Ai ka bërë të ditur se në këtë lokacion do të ndërtohet një zip-line i dyfishtë. “Ky është një projekt me zip-line të dyfishtë. Zip-line i dyfishtë me gjatësi prej 550 metrash që kalon mbi një luginë, ku ndodhen dy linja dhe ku dy persona mund të kalojnë njëkohësisht nga njëra anë në tjetrën,” ka shpjeguar De Gast.

Ndërtimi i këtij zip-line pritet të jetë një shtysë e re për turizmin e Prizrenit, duke ofruar një aktivitet argëtues dhe adrenalinik me pamje të mrekullueshme të qytetit dhe rrethinave. “Fluturimi” mbi luginë me siguri do të bëhet një nga atraksionet kryesore për të gjithë ata që vizitojnë Prizrenin. Përfundimi i punimeve dhe hapja për publikun pritet të bëhet në një të ardhme të afërt.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.


- Reklama-
- Reklama-