Prof. Dr. Nuridin Ahmeti, hulumtues në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka publikuar një dokument arkivor të vitit 1922 marr në Arkivin Qendror të Shqipërisë/ AQSH, që korrespondon me festën e flamurit.
Sipas hulumtuesit Ahmeti ndoshta, ky dokument mund të ketë qenë i publikuar edhe më herët. Ky vizatim i arkivuar në AQSH ka të bashkangjitur edhe një dokument tjetër ku thuhet: ” Tiranë më 9. VII. 1922, shkruan Indeksonline.
“Por meqenëse forma e shkabës së Flamurit Kombëtar dhe ajo e vulave zyrtare nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, Ministria e Punëve të Jashtme ka vendosur që ndër katër shkabat e paraqitura në Londër të pranojë atë me Nr.3”,thuhet ndër të tjerash për këtë dokument arkivor.