Profesori i historisë që ngjason me Kadri Veselin

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Lajme Opoja

Profesori i historisë Muharrem Qafleshi konsiderohet i veçantë në Komunën e Dragashit, për shkak të ngjashmërisë që ai ka me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një bisedë me Klan Kosovën, Qafleshi thotë se shumë njerëz ia kanë bërë me dije atij për ngjashmërinë që ai ka me kryeparlamentarin Veseli.

“Kjo është një përditshmëri, pothuajse me shumë njerëz me të cilët takohem, ata e kanë një bindje që unë ngjasojë shumë me kryeparlamentarin Veseli. Kryesisht nga sytë dhe nga goja”, deklaroi ai.

Ndërsa kolegët e tij thonë se ai ngjason me kryeparlamentarin Veseli edhe në mënyrën e përdorimit të humorit. /Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-