Komuna e Dragashit njofton se kryetari Shabani ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me MAPL dhe Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim.
Marrëveshja e nënshkruar nënkupton bashkëfinancimin e projektit “Renovimi i aneksit dhe sallës së Kuvendit Komunal”.
Projekti ka vlerën para llogaritare prej 100,000€./Opoja Sot/
Njoftimi i plotë i Komunës së Dragashit
Në kuadër të grantit të përformancës për komunat, kryetari i komunës Shaban Shabani nënshkroi marrëveshjen e mirëkuptimit për bashkëfinancim ndërmjet Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Zyrën Zvicerane për Bashkëpunim( SDC/DEMOS) dhe Komunës së Dragashit për bashkëfinancimin e projektit ” Renovimi i aneksit dhe sallës së Kuvendit Komunal”.
Projekti ka vlerën para llogaritare prej 100,000€.
MAPL financon këtë projekt në vlerë prej 87,868€ ndërsa Komuna e Dragashit nga buxheti i saj financon këtë projekt me 12,132€ .
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.