Një aktiviste që po protestonte në tubimin e sotëm kundër vrasjes së grave pas rastit të mbrëmshëm të 35-vjeçares shtatzënë, është arrestuar nga Policia.
Pamjet e arrestimit i ka publikuar aktivisti Rron Gjinovci.
Ai në Facebook ka thënë se arrestimi i aktivistes Neri Ferizi ka ardhur pasi që në oborr të Kuvendit është hedhur një mjet zjarrvënës.
“Polici civil sapo e arrestoi Neri Ferizi ne oborr te Kuvendit pasi ne ndërtese te Qeverise u hodh nje mjet zjarrevenes”, ka shkruar Gjinovci.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.