PSG-ja fiton “derbin e miliarderëve”, Atletico fiton dramën ndaj Milanit, Real Madridi “tronditet” nga Sheriffi

Opoja.net Opoja.net Sport

Janë mbyllur ndeshjet e sontme në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kryendeshja e sontme u zhvillua në “Parc des Princes” mes Paris Saint-Germainit dhe Manchester Cityt, shkruan FrontOnline.

Ndeshja e vlefshme për grupin A i takoi parisienëve me rezultat të pastër, 2:0.

 

Golat për parisienët i shënuan Idrissa Gueye (‘8) dhe Leo Messi (’74), e që për argjentinasin ishte goli i parë me skuadrën e re.

Në ndeshjen tjetër të grupit A, Club Brugge befasoi si mysafir RB Leipzigun duke fituar 1:2.

Në grupin B poashtu u zhvillua një ndeshje interesante mes Milanit dhe Atletico Madridit, e cila u mbyll me rezultat 1:2.

 

Leao (’20) shënoi për Milanin, kurse Griezmann barazoi për madrilenët në minutën e 84-t, derisa Suarez shënoi golin e fitores në minutën e 94-t. “Rossonerët” luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Franck Kessiet në minutën e 29-të.

Në ndeshjen tjetër të grupit B, Liverpooli e “demoloi” Porton në “Estadio de Dragao” me rezultat 1:5.

Pas dy xhirove në grupin B, Liverpooli është lider me gjashtë pikë, derisa Atletico Madridi ka katër pikë në vendin e dytë, Porto me një pikë në vendin e tretë dhe Milani pa pikë në fund të tabelës.

Ndërkohë, befasia më e madhe ndodhi në “Santiago Bernabeu”, ku skuadra debutuese nga Moldavia, Sheriff Tiraspoli mposhti Real Madridin me rezultat 1:2.

Jakhshibaev (’25) dhe Thill (’90) realizuan për moldavdët, kurse për Real Madridin shënoi Benzema në minutën e 65-të nga pika e bardhë.

 

Dhe për fund, në grupin C, Dortmundi mposhti Sportingun me rezultat minimal, 1:0./FrontOnline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-