Autor: Mervan Zejnullahu
Pusho në paqe shoku ynë Agim – Rest in peace our friend Agim
Ti fizikisht u ndave nga kjo jetë vetëm një javë pasi mbushe 36 vite jetë, u largove nga kjo botë shumë shpejtë, pa na përgatitur shpirtërisht që të të themi lamtumirë, por pak nga pak, ne po i kujtojmë momentet e mira që kaluam bashkë. Jeta juaj e shkurt në ketë botë na ka falur momente shumë të bukura dhe të këndshme, që shumë vështirë mund të harrohen!
Është shumë e rendë vetëm të mendosh se ti fizikisht më nuk do të jesh pjesë e jetës sonë, në gëzime e hidhërime, në vështirësi e në argëtime… Ndonëse nuk ka fjalë që mund të na ndihmojë për tejkaluar peshën e humbjes shpirtërore që ndjejmë sot për ty Agim, një gjë e kemi të sigurt, se për një kohë të gjatë kujtimet për ty në mendjet tona do të jenë gjithmonë të freskëta, madje për ne do të jesh më i gjallë se shumë “të vdekur” që akoma marrin frymë në ketë botë!
Sot është më e ndershme të lësh ketë botë të shkurtër me nder, e të jetosh në ëndrrat dhe zemrat e atyre që kanë jetuar pranë teje, se sa të jetosh pa nder e të jesh i vdekur në mendjen dhe zemrat e të gjallëve, edhe pse jeton në mesin e tyre!
Ti fizikisht u ndave nga kjo botë vetëm një javë pasi mbushe 36 vite jetë, u largove nga kjo botë shumë shpejtë, pa na përgatitur shpirtërisht që të të themi lamtumirë, por pak nga pak, ne po i kujtojmë momentet e mira që kaluam bashkë. Jeta juaj e shkurt në ketë botë na ka falur momente shumë të bukura dhe të këndshme, që shumë vështirë mund të harrohen!
Ishe si pjesë e familjes për neve, ishe gjithmonë në krahun tonë pa marr parasysh arsyen, në momente të mira e të vështira, jemi të shtangur nga humbja juaj, pusho në paqe miku ynë. All-llahu xh.sh. të faltë Xhenetin.(Opoja.net)
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.