Me ndeshjet e mbrëmshme u mbyll dhe faza e grupeve të Botërorit të Katarit. Tashmë janë zbuluar të 16 skuadrat që vazhdojnë më tej dhe ato që kthehen në shtëpi.
Po kështu, janë të ditura çiftet e raundit të radhës, që korespondojnë me 1/8 finale. Ndeshjet mes 16 kombëtareve të kualifikuara do të fillojnë sot, të shtunën e 3 dhjetorit, dhe do të përfundojnë të martën e 6 dhjetorit.
Do të luhen nga dy ndeshje në ditë. Ndeshjet çerekfinale janë planifikuar për 9 dhe 10 dhjetor, me dy ndeshje në ditë. Ky është kalendari i plotë i 1/8 finale dhe skema se si vijon ky Botëror deri në finalen e madhe të 18 dhjetorit:
E shtunë, 3 dhjetor
1/8 finale: Holandë-SHBA (16:00)
1/8 finale: Argjentinë-Australi (20:00)
E diel, 4 dhjetor
1/8 finale: Francë-Poloni (16:00)
1/8 finale: Angli-Senegal (20:00)
E hënë, 5 dhjetor
1/8 finale: Japoni-Kroaci (16:00)
1/8 finale: Brazil-Koreja e Jugut (20:00)
E martë, 6 dhjetor
1/8 finale: Marok-Spanjë (16:00)
1/8 finale: Portugali-Zvicër (20:00).
Çerekfinalet
9 dhe 10 dhjetor
Gjysmëfinalet
13 dhe 14 dhjetor
Finalja
18 dhjetor
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.