Që nga marsi prizrenasit nuk do t’i paguajnë provizion postës, për pagesat deri në 10 euro

Opoja.net Opoja.net Kosova

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk e kanë për obligim të paguajnë provizionin në vlerë prej 0.50 cent për PTK-në, për të gjitha pagesat Komunale që kapin shifrën deri në 9.99 euro, transmeton Gazeta Sinjali.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga një marsi kurse ai do të implementohet përmes një shërbimi që do të ofrohet në Qendrën e Shërbimeve të Integruara.

“Me këtë rast, kryetari Haskuka deklaroi se në bazë të kërkesave të shumta që kanë pranuar nga qytetarët, Komuna e Prizrenit ka vendosur që në Qendrën e Shërbimeve të Integruara (One-Stop-Shop), të funksionalizohet edhe shërbimi postar duke hapur brenda saj sportelin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) dhe duke e eliminuar provizionin të cilën tashmë përsipër do ta ketë Komuna”, thuhet në njoftimin e komunës.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-