Qendra e VV-së në Dragash kërkon shkarkimin e Seljman Osmanit

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Përmes një deklarate në faqen zyrtare të Facebook-ut, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Dragash ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryesuesit të Kuvendit Komunal, Seljman Osmanit, i cili, sipas kësaj Qendre, “është përkrahës, e qe besa edhe pjesëtar i sistemit paralel serb, i cili funksionon përmes strukturave paralele, pjesë e të cilave është edhe aktualisht Seljman Osmani.”

Qendra e VV-së në Dragash ka publikuar në faqen e saj edhe fotografi ku Seljman Osmani kishte shpërndarë postime në Facebook, në mbështetje të Marko Gjuriqit, duke theksuar se në postimet e tij Osmani i referohet Kosovës si ‘Kosovo Metohija’.

Vetëvendosje në Dragash ka paralajmëruar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal në Dragash, ku do të bëjnë thirrje për shkarkimin e zëvendëskryesuesit dhe asambleistit të JGP-së, Seljman Osmanit.

“Ne si Qendër e VETËVENDOSJE!-s, përmes asambleistit tonë në kuvendin komunal, do të inicojmë një seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar shkarkimin e tij nga pozita e cila iu delegua nga partitë në pushtet. Kush do ta mendonte që 20 vite pas luftës çlirimtare të Kosovës, në pozita udhëheqëse të saj do të vinin persona që luftuan e ende luftojnë pavarësinë e integritetin territorial të Republikës. Ç’është më e keqja, kush do ta mendonte që këta persona do të bashkëpunojnë e bashkëudhëheqin, pikërisht me ata që u thirrën në emër të luftës”, thuhet në reagimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Dragash./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-