Qeveria rrit pensionet për 20% në të gjitha kategoritë

Opoja.net Opoja.net Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për media.

Kurti ka bërë të ditur se pensionet për të gjitha kategoritë është rritur për 20%, kurse nga muaji janar 2025 do të rriten 20 për qind pensionet për kategoritë e luftës.

“Tani që situata me inflacionin është zbutur dhe ekonomia e vendit po i rikthehet ritmit të rritjes. Kam një  lajme të mirë për pensionistët, nga 1 tetori do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet, pensioni bazik i moshës; Pensioni kontributiv, i plotë dhe parcial; Pensionet për aftësi të kufizuara, për të verbër, për paraplegjikë dhe tetraplegjikë; Pensioni familjar, invalidor i punës, i parakohshëm i Trepçës. Nga muaji janar 2025 do të rriten 20 për qind pensionet për kategoritë e luftës”, ka thënë ai.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-