Me paraqitjen e Korona virusit edhe në Kosovë, sot jemi në një situatë tejet të vështirë.
Simptomat e këtij virusi janë: vështirësi në frymëmarrje, temperaturë, dhimbje koke, ethe etj.
Qytetarët janë të shqetësuar se këtyre personave a iu janë bërë analizat e duhura të kësaj sëmundje virale?
Po ashtu, janë duke e zbatuar Vendimi i Qeverisë për mbylljen e lokaleve si kafiteri, restorante, ëmbëltore etj.
Sa i përket furnizimit, marketet janë të furnizuar deri diku, ngase mungojnë artikujt elementar se miell, sheqer, limon etj. Po ashtu qytetarët e kësaj komune nuk mund të sigurojnë maska mbrojtëse dhe dezinfektues për mbajtjen e pastërtisë së kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë.
Por ka edhe disa qytetarë që ende nuk janë duke e marrë seriozisht gjendjen e krijuar duke mos i respektuar masat e kërkuara parandaluese nga Qeveria.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.