‘Qyteti i Dragashit’ do t’i ndihmojë disa familje me gjëra ushqimore për Bajram

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Administratorët e faqes ‘Qyteti i Dragashit – Sharrit’ në Facebook kanë publikuar një njoftim, përmes të cilit kanë shprehur vullnet dhe gatishmëri për t’i ndihmuar me gjëra ushqimore disa familje në nevojë nga Komuna e Dragashit, me rastin e festës së Bajramit të Madh.

Vullnetarët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të lajmërohen në faqen e tyre në Facebook, në rast se dinë ndonjë familje skamnore, e cila ka nevojë për ndihmë me gjëra ushqimore.

Në foton e mëposhtme e keni njoftimin e kësaj faqeje në Facebook:

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-