Ramadani i ashpër me deputetët: Po na pengoni në punë, bëni pyetje profesionale e specifike

Opoja.net Opoja.net Shëndeti

Drejtori i IKShPK-së
Naser Ramadani, ka thënë  se po pengohet
puna e Institutit me kërkesat që po bëhen nga Komisioni për Shëndetësi,
raporton Ekonomia Online.

“Instituti është
në pandemi dhe gjatë pandemisë nuk bëjmë raporte. Të dhënat i keni
publike”, ka thënë ai kur kryesuesja e Komisionit Albena Reshitaj ka kërkuar
që zyrtarisht tu dërgohet raport për numrin e testimeve numrin me të infektuar
në secilën komunë që kur është përhapur pandemia.

Ramadani ka reaguar
ashpër edhe kur nga Reshitaj është pyetur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj
për një version të ri të Covdi-19 që sipas saj është shfaqur në Angli.

Ndërsa Ramadani ka
reaguar duke kërkuar që të bëhen pyetje profesionale dhe specifike, raporton EO.

Deputetët poashtu
thanë se Ramadani s’ka qenë i ftuar për raportin në Komisionin për Shëndetësi,
ndërsa ministri Zemaj, tha se ai e ka ftuar atë.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-