Ramos mezi pret të luajë me Neymarin dhe Mbappen

Opoja.net Opoja.net Sport

Ramos mezi pret të luajë në PSG me Neymarin dhe Mbappen.

Pas 16 sezoneve, Sergio Ramos nuk është lojtar i Real Madrid.

Ai nuk arriti marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës dhe ashtu si shumë legjenda tjera, Reali në njëfarë mënyre e “poshtëroi” edhe kapitenin që i ka dhënë shumë klubit, duke e larguar atë.

Sido që të jetë, Sergio s’ka përfunduar, ai do ta vazhdojë karrierën të një klub i madh, siç është Paris Saint Germain.

Aty ai do të luajë me më të mirët, veçuar Neymarin dhe Kylian Mbappen.

“Mendoj se ata janë dy lojtarë të shkëlqyeshëm”, u shpreh Ramos për AS.

“Jam i ngazëllyer për të luajtur me Neymar, me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira”.

“Gjithashtu me Kylian, i cili është një lojtar i shkëlqyeshëm. Por, pavarësisht se kush luan, gjëja më e rëndësishme është të fitosh”.

The post Ramos mezi pret të luajë me Neymarin dhe Mbappen appeared first on FaktePlus.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-