Rast i dhunës në familje edhe në Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kronika Opoja

Disa raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit. Shtatë burra të dyshuar janë dërguar në mbajtje.

Shumica e tyre dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj grave.

Në një rast në Prishtinë, një grua ka raportuar se ka përjetuar dhunë fizike nga ish-bashkëshorti. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Në Lipjan, një person është arrestuar nën dyshimin se në vazhdimësi i kanos dhe u bën presion familjarëve të tij.

Ndërsa në Dragash, një person dyshohet se, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Fillimisht është dërguar në ndalim policor deri në këndellje, e më pas është dërguar në mbajtje, shkruan Opoja.net.

Edhe në Deçan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes.

Një grua në Gjakovë ka marrë trajtim mjekësor pas dhunës fizike. Pas trajtimit është dërguar te familja e saj.

Ndërsa në një rast tjetër në këtë komunë, një i dyshuar në gjendje të dehur ka ofenduar bashkëshorten dhe fëmijët si dhe e ka demoluar shtëpinë.

Në Leposaviq, po ashtu nën ndikim të alkoolit, një djalë ka sulmuar një grua dhe të bijën e saj. S’është raportuar për të lënduar.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-