Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xhaladini, ka reaguar ndaj deklaratave të Degës së LVV-së në Dragash, të cilat ai i cilëson si shpifje dhe paragjykime lidhur me Raportin e Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Në deklaratën e tij, Xhaladini thekson se Komisioni ka vepruar në mënyrë të paanshme dhe profesionale, duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit Qendror të Qeverisë. Raporti pritet të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ku do të paraqiten të gjitha detajet dhe dokumentacioni i nevojshëm për secilën kërkesë.
Kryetari akuzon LVV-në për përpjekje dashakeqe për të penguar proceset që janë në të mirë të qytetarëve, duke refuzuar bashkëpunimin dhe duke paragjykuar pa pasur informacione të plota. /Opoja.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.