Kombëtarja e Kosovës i mësoi dje kundërshtarët e fazës së grupeve të Kampionatit të ardhshëm Evropian.
Shorti i hedhur në Frankfurt të Gjermanisë i vendosi në të njëjtin grup “Dardanët” me Zvicrën, me të cilën vendi ynë e ka një lidhje speciale.
Kështu, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, por edhe Andi Zeqiri, do të përballen me vendin e rrënjëve të tyre, një ndeshje e veçantë kjo, e cila nga mediat zvicerane është konsideruar edhe si vëllazërore.
Nga ana tjetër, edhe për disa lojtarë të Kosovës, të rritur në tokën Helvetike, kjo lojë do të jetë mjaft speciale.
E treshja e Zvicrës e ka bërë nga një postim në Instastory sapo e kuptuan që kanë përfunduar në Grupin I së bashku me Kosovën, krahas Izraelit, Rumanisë, Bjellorusisë dhe Andorrës.
Më saktësisht, ata nuk komentuan diçka përpos që e publikuan fotografinë e grupit, të cilin synojnë ta fitojnë për ta siguruar kualifikimin në Euro 2024.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.