Klubi spanjoll Real Madrid e mbylli sezonin e kaluar me një fitim prej 13 milionë eurosh, raporton Anadolia.
Klubi konfirmoi se më 30 qershor 2022, vlera neto e Realit ishte 546 milionë euro.
Humbja e të ardhurave për shkak të pandemisë nga marsi 2020 deri më 30 qershor 2022 arriti në 400 milionë euro. Megjithatë, rimëkëmbja filloi në biznesin e klubit.
Thuhet se të hyrat për vitin fiskal 2021/22 arritën në 722 milionë euro, që është një rritje prej 10 për qind (69 milionë euro) krahasuar me sezonin e kaluar.
Real Madridi njoftoi gjithashtu se borxhi i tij neto është ulur në 310 milionë euro. /tesheshi.com/
The post Real Madrid e mbylli sezonin me 13 milionë euro fitim appeared first on InfoShqip.com.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.