Real Madrid ka arritur që të fitojë 4-1 me rezultat të përgjithshëm ndaj Atalantas në ndeshjen e dytë të 16-tës së finales në Ligën e Kampionëve.
‘Galaktikët’ zhvilluan një ndeshje shumë të mirë dhe si rezultat i kësaj janë kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, raporton lajmi.net.
Karim Benzema hapi serinë e golave duke shënuar në minutën e 34-të, për të shkuar në pushim të pjesëve me epërsi.
Në pjesën e dytë, Sergio Ramos shënoi nga penalltia për të dyfishuar rezultatin në minutën e 60-të.
Luis Muriel shënoi një gol shumë të bukur nga goditja e lirë, mirëpo kjo ishte gjithçka çfarë ofroi Atalanta.
Marco Asensio u përkujdes për golin e fundit të ndeshjes dhe kësisoj i dha epilogun përfundimtar ndeshjes në minutën e 85-të./Lajmi.net/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.