Real Madridi ka tre futbollistë në listë, po kërkohet zëvendësuesi i Toni Kroos

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Toni Kroos është duke kaluar vitin e tij të fundit te Real Madridi. Mesfushori gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me madrilenët dhe ende nuk ka vendosur për rinovimin e saj.

Mediat e ndryshme në Spanjë dhe Gjermanië kanë raportuar se Kroos mund të largohet në fund të sezonit për të provuar një eksperiencë të re.

Reprezentuesi gjerman është një futbollist shumë i rëndësishëm për Los Blancos që qysh tani kanë filluar të mendojnë për zëvendësimin e tij.

Marca ka raportuar se Real Madridi ka tre emra në listë ku njëri nga ta do të transferohet në Santiago Bernabeu për ta zëvendësuar gjermanin.

Emri i parë në listë është ai i brazilianit Bruno Guimaraes që po shkëlqen me Newcastlen në Ligën Premier.

‘Laraskat’ e blenë brazilianin për 42 milionë euro dhe tani ai vlerësohet mbi 80 milionë.

Në listë është edhe mesfushori italian Nicolo Barella që ka bërë përvojë të madhe viteve të fundit me Interin dhe Kombëtaren italiane.

Njësoj si braziliani edhe Barella ka një vlerë prej 80 milionë eurove, por duket i vështirë largimi i tij nga Inter pasi është futbollisti kryesor i Neroazzurëve.

Ndërkohë në këtë listë ndodhet edhe Joao Gomes i Flamengos.

21-vjeçari shihet si një futbollist me potencial të madh dhe mund të largohet nga gjiganti brazilian për shumën e 25 milionë eurove. /Telegrafi/

The post Real Madridi ka tre futbollistë në listë, po kërkohet zëvendësuesi i Toni Kroos appeared first on InfoShqip.com.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-