Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar lidhur me lajmin se Policia e Kosovës do të reduktojë praninë e saj me 25 për qind në dhe rreth objekteve komunale në veri të Kosovës, nesër.
Lajçak, për një postimi në Twitter, tha se ky hap është një progres të rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës.
Ljaçak ka shprehur kënaqësinë e tij për vlerësimin e parë të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe NATO-s, KFOR-it, siç është rënë dakord në Bratislavë.
“E mirëpres vlerësimin e parë të përbashkët të sotëm të sigurisë ndërmjet Policisë së Kosovës, dhe NATO-s, KFOR-it siç është rënë dakord në Bratislavë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt deeskalimit të plotë të tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar ai në rrjetin social Twitter.
/Shqip.com
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.