Refuzohet kërkesa për apelimin e kartonit të kuq të Messit, dënimi mbetet i vlefshëm

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Sport

Lionel Messi nuk do të jetë në dispozicion për Barcelonën ndaj Elches këtë fundjavë, pasi pezullimi me dy ndeshje i dhënë pas kartonit të kuq në Superkupën e Spanjës është konfirmuar.

Ylli argjentinas u ndëshkua me kartonë të kuq në finalen e Supërkupës së Spanjës ndaj Athletic Bilbaos për një goditje të qëllimshme ndaj kundërshtarit.

Pas këtij kartonit të kuq direkt, i cili ishte i pari në karrierën e Messit, argjentinasi u dënua me dy ndeshje mos-lojë.

Barcelona kishte apeluar në komitetin e garës të federatës spanjolle të futbollit heqjen e dënimit, por ata kanë hedhur poshtë argumentet e klubit katalunas dhe kanë mbajtur pezullimin me dy ndeshje.

Ndeshja e parë e këtij dënimi është shlyer tashmë në ndeshjen e së enjtes në Copa del Rey kundër Cornella. Tani, ndeshja e dytë e ndalimit do të kryet kur Blaugranët vizitojnë Elchen këtë të diel.

Sulmuesi do të jetë në gjendje të kthehet për ndeshjen e Barcelonës në Copa del Rey në mesjavën e ardhshme. Ata do të zbulojnë kundërshtarin e tyre në shortin e së premtes.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-