Regjisori Valmir Tertini, bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kultura Opoja

Regjisori i njohur Valmir Tertini, është bërë anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.

Asistentja e drejtorit të përgjithshëm të Akademisë Evropiane të Filmit, Viviane Gajewski, përmes emailit, ka uruar regjisorin Valmir Tertini për ditëlindjen dhe gjithashtu ka njoftuar për anëtarësimin e tij në këtë akademi.

Këtë lajm Tertini e ka ndarë në rrjetin social Facebook.

“Nga sot, anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit, urimi më i bukur i datëlindjes! European Film Academy. Kishte më shumë se dy muaj që nuk më jepnin qasje tek emaili i vivFilms, me kërkonin të dhëna për filmat, por sot po ua bëj hallall. Ma paskan punuar bukur. Faleminderit stafi vivfilms, falemnderit Gladioladona”, tha Tertini.

Regjisori Valmir Tertini është i njohur për filmat e tij si “Tradhti me letra” dhe “Vulë”. Po ashtu, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare.

Aktualisht ai po punon për dokumentarin e gjatë artistik “Bekim Fehmiu” i cili pritet të dalë këtë vit.

Nje dokumentari i xhiruar ne 6 shtete.

Krijimi i Akademisë Evropiane të Filmit ishte iniciativa e një grupi kineastësh më të mirë të Evropës të mbledhur së bashku me rastin e ceremonisë së parë të Çmimeve Evropiane të Filmit në Berlin në nëntor 1988.

European Film Award organizohet nga EFA dhe anëtarët kane te drejte vote.

Që nga themelimi i saj, Akademia Evropiane e Filmit kërkon të mbështesë dhe lidhë anëtarët e saj dhe feston dhe promovon punën e tyre.

Synimet e tij janë të ndajë njohuritë dhe të edukojë audiencën e të gjitha moshave rreth kinemasë evropiane.

Duke u pozicionuar si një organizatë udhëheqëse dhe duke lehtësuar debatet thelbësore brenda industrisë, Akademia përpiqet të bashkojë të gjithë ata që e duan filmin evropian, duke kulmuar çdo vit në Muajin e Filmit Evropian, duke përfshirë edhe Çmimet e Filmit Evropian./Telegrafi/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-