Resurs strategjik i turizmit të Komunës së Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Resurs strategjik i turizmit të komunës së Dragashit me dy krahinat etnografike të saj Opojës dhe Gorës, është hapësira me shumë vlera, deri tani të ruajtura, që në afat të gjatë, gjithnjë e me shumë do të ketë rëndësi, jo vetëm në aspektin ekonomik, por edhe në atë ekologjik, social dhe kulturor të jetës.

Pozita gjeografike, klima, malet, grykat, flora dhe fauna, trashëgimia natyrore dhe kulturore, janë elemente bazë, që Dragashin do ta bëjnë destinacion turistik për turistët e vendit dhe të huaj.

Ky rajon është mjaft i pasur me monumente të trashëgimisë kulturore dhe paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë etnokulturore, materiale, shpirtërore të periudhave të ndryshme historike, të cilat pos tjerash me karakteristikat dhe veçorit e tyre, dallohen për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe rëndësisë së vet historike.

Fizionomia e elementeve tërheqëse të rajonit turistik të Bjeshkëve të Sharrit, Koretnikut dhe Korbait, ofrojnë mundësi për zhvillimin e këtyre llojeve të turizmit:
• Turizmi veror,
• Turizmi dimëror-sportiv,
• Turizmi kulturor,
• Gjuetia dhe peshkimi,
• Turizmi rural,
• Turizmi shëndetësor, shëndetësorkurativ,
• Ekskursionist-rekreativ,
• Turizmi alpinist,
• Speleoturizmi,
• Turizmi ndërkufitar, etj.

Shpellat janë ndër kuriozitetet më të mëdha natyrore turistike, ndërsa në Opojë është e njohura: shpellat e Zgatarit.
Komuna e Dragashit mburret me rregullimin e infrastructures rrugore, tash është në realizim e sipër edhe lidhja e aksit rrugor nga Brruti në Trokon, që për shumë fshatra do të shkurtohet mjaft rruga për Prizren.

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-